Veterani dhe invalidi i luftës së UÇK-së, Nusret Musliu, i njohur me nofkën “Curri” ka ndërruar jetë sot pas një sulmi kardiak.
Lajmin e ka konfirmuar dega e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së në Shtime.
“Bashkëluftëtari ynë na iku papritmas dhe ky lajmë na tronditi thellë neve të gjithë bashkëluftëtarëve, familjarët e miqtë e tij e të gjithë ata që e njohën dhe bashkëvepruan me Nusretin “CURRIN”.
Ai pas një sulmi kardiak sonte shkoj në amshim duke na lënë të pikëlluar, lutemi për shpirtin e tij”,
thuhet në njoftim.