Ndalimi i gjuetisë/ Gjahtarët të pakënaqur me zgjatjen e moratoriumit 7 vjeçar

0
Ndalimi i gjuetisë/ Gjahtarët të pakënaqur me zgjatjen e moratoriumit 7 vjeçar
Gjigandi

Teksa prisnin prej 7 vitesh t’i riktheheshin pasionit të tyre për gjuetinë, Këshilli i Ministrave zgjati me 5 vite të tjera moratoriumin duke u përballur me pakënaqësinë e gjuetarëve.

Qeveria synon të mbrojë faunën e egër, por sipas gjuetarëve, ky ligj cënon vetëm gjuetinë e ligjshme dhe ata që paguajnë taksa, pasi gjuetia e paligjshme nuk është ndalur asnjë ditë.

Sipas gjuetarëve, vendimi është abuziv, i pa mbështetur në studime dhe i pakonsultuar me grupet e interesit.

Ndërkohë duket se edhe zjarret e ditëve të fundit që kanë përfshirë zona të ndryshme të vendit kanë shkak gjuetinë e paligjshme. Sipas hetimeve të deritanishme, zjarret janë vënë nga gjuetarët e paligjshëm për të nxjerrë nga pyjet faunën e egër.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu