Padia e grupit të Berishës ndaj Brahos kalon në Gjykatën e Tiranës

0
Padia e grupit të Berishës ndaj Brahos kalon në Gjykatën e Tiranës
Gjigandi

Gjykata e Posaçme ia kalon për kompetencë Gjykatës së Tiranës që të shqyrtojë padinë për shpifje ndaj Spartak Brahos.

I cili u kallëzua nga Komisioni i Rithemelimit për deklaratën që ka bërë në prag të tubimit të 8 janarit pranë selisë së PD-së.

Asokohe, Braho bëri thirrje që të merren masa për sigurinë e zyrtarëve të PD-së, pasi pretendonte se kishte informacione që do të vritej një deputet demokrat.

Por, Gjykata e Posaçme argumenton se në momentin që ka bërë këtë deklaratë, Braho nuk ka patur mandatin e deputetit, ndaj, për këtë arsye, nuk është kompetencë e shqyrtimit të kësaj gjykate.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu