Ndalimi i analizave, Dasho: Urdhër skandaloz, nuk ka mjekësi pa analiza laboratorike

0
Ndalimi i analizave, Dasho: Urdhër skandaloz, nuk ka mjekësi pa analiza laboratorike
Gjigandi

Mjeku Erion Dasho u shpreh se urdhri i ministrisë së Shëndetësisë për ndalimi e analizave laboratorike është skandaloz.

Sipas tij nuk ka mjekësi modern pa analiza të tilla, pasi ato përcakton rreth 80% të diagnozës së një pacienti.

Dasho shtoi Ministria e Shëndetësisë vuan prej kohësh nga mungesa e mendimit shëndetësor, pasi aty ka vetëm 2 mjekë.

Dasho:

Ky është një urdhër skandaloz dhe duhet të ndiqet nga pikëpamje ligjore sepse privon të sëmurët nga mjeti kryesor investigues që është analiza laboratorike. Nuk kuptohet mjekësia bashkëkohore pa analizën laboratorike. Ajo përcakton 80%të diagnozën dhe në këto kushte të urdhërosh mjekun se nuk duhet të referojë për analiza laboratorike, pavarësisht se çfarë mjeku është, kjo është e pafalshme. Po ashtu t’i thuash mjekut që të shmangë analizat e panevojshme është e palogjikshme.

RonaTyra

Ministria e Shëndetësisë vuan prej kohësh nga mungesa e mendimit shëndetësor. Aty ka vetëm 2 mjekë. Në këto kushte ku nuk ka mendim të mjekëve, prevalon mendimi i profanëve dhe amator, që nuk e njohin se si ofrohet kujdesi shëndetësor dhe ndodhin gafa të tilla. Nuk ka mjekësi bashkëkohore sot pa analiza laboratorike. Nuk është koha më kur ka vetëm ekzaminime fizike, edhe pse është i rëndësishëm, por ajo që e vendos diagnozën përfundimtare janë ato laboratorike dhe ato imazherike si skaneri dhe grafitë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu