Ndahet nga jeta legjenda e wrestling

0
Ndahet nga jeta legjenda e wrestling
Gjigandi

Skot Hall, i njohur me emrin e ringut si Razor Ramon, ka humbur jetën vetëm disa orë pas komunikatës nga miku i tij, Kevin Nesh, se aparaturat që e mbanin gjallë do t’i hiqeshin.

Doktorët i kishin hequr shpresat për jetë të Hall dhe familja e tij mori vendimin për t’i hequr aparaturat që e mbanin gjallë.

Hall kaloi tre infarkte në zemër pas një ndërhyrjeje kirurgjikale që bëri dhe kjo bëri që ai ta humbte betejën më të rëndësishme, atë me jetën.

Skot Hall u bë i famshëm në fund të viteve 90′, i cili hyri në ring me nofkën Razor Ramon, duke u prezantuar si “djali i keq” dhe po ashtu së bashku me Kevin Nesh dhe Hulk Hogan krijuan grupin “New World Order”.

Ai gjithashtu ishte dy herë pjesëtar i Sallës së Famës në WWE.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu