Napoli pritet të rikthehet në fushat stërvitore gjatë së hënës.
Skuadra e Napoli mund të përfitojë nga vendimi i shefit të regjionit të Kampania, Vincenzo De Luca që ai të jetë në favorin e klubeve.
Kampania është një nga regjionet më pak të prekura nga koronavirusi, me vetëm 354 viktima dhe De Luca është i lumtur që klubi më i madh i këtij regjioni të kthehet në punë.
“Unë kam biseduar me presidentin e Napoli rreth rikthimit të skuadrës në stërvitje”, ka thënë De Luca.
“Propozimi i tij dukej i arsyeshëm për mua dhe unë jam në favor, nën këto kushte”, ka shtuar ai.
Përveç Napolit, edhe Parma ka marrë leje që të rifillojë stërvitjet, më 4 maj, por ata kanë thënë se do të presin edhe për pajtueshmërinë e autoriteteve të tjera.