Meteorologia Lajda Porja, nga MeteoAlb në një panoramë të parashikimit të motit për javën bën me dije se temperaturat do të rriten ndjeshëm.
Ditën e hënë dhe të martë nuk parashikohen rrebeshet e shiu kryesisht në zonat veri dhe veri-lindore, por duke filluar nga e mërkura termometri do të shënojë një rritje të ndjeshme të temperaturave.
“Një javë e nxehtë na pret, moti i kthjellët do të jetë prezent pothuajse në gjithë territorin shqiptar duke parashikuar ditën e hënë dhe të martë ku në zonat malore dhe kryesisht në zonën veri, veri-lindore nuk do të mungojnë dhe rrebeshet afatshkurtra të shiut. Gjithë ditë te tjera do jenë nën ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë vendin. Për sa i përket tablosë termike ka pasur ndryshim që në fundjavën e shkuar ku minimalet në zonat malore janë 10-11 dhe 15-18 gradë në bregdet dhe zonat e ulëta. Parashikohet që sot dhe nesër maksimalet të jenë deri në 32-33 gradë.
Duke filluar që nga dita e mërkurë dhe deri në fundjavë do të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave duke bërë që temperaturat të jenë edhe 34 apo 35 gradë celcius. kryesisht zonat më të nxehta do jenë më në brendësi të territorit që nga Tirana, Elbasani, Fieri dhe Berati. Në zonat bregdetare termometri do të luhatet nga 28 deri në 31 gradë. Ndërkohë që zonat malore Kukës dhe Has presim temperatura 25 apo 26 gradë.
Për sa i përket vendeve të rajonit, konkretisht Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut sot edhe nesër do jenë me mot të kthjellët gjatë paraditeve, ndërkohë pasdite do të rrezikohen nga rrebeshe afatshkurtra shiu. Duke filluar që nga dita e mërkurë dhe deri në fundjavë moti i kthjellët do jetë prezent pothuajse në pjesën më të madhe të territorit. Vlerat minimale do jenë 8-9 gradë sot, ndërsa maksimalet 23-24 gradë. Duke filluar nga dita e martë do ketë rritje të lehtë dhe graduale duke arritur termometri 28 gradë në Kosovë. Ndërkohë Maqedonia e Veriut do të shënojë temperatura 30 dhe mbi 30 gradë celcius.”