Mustafa: Ardhja e Ramës në Prapashticë ishte shenjë kujdesi dhe nder i veçantë

0
Gjigandi

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një statusi në Facebook tregoi për takimin e tij me kryeministrin shqiptar Edi Rama që u zhvilluar mëngjesin e sotëm.

Mustafa tha se është biseduar për tema aktuale, ndërsa tha se shkuarja e Ramës në Prapashticë ishte shenjë kujdesi dhe nder i veçantë.
“Kisha nderin të takohem me Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama e të bashkëbisedojmë për shumë tema aktuale. Ardhja e tij në Prapashticë, ku po qëndroj tani, ishte shenjë kujdesi dhe nder i veçantë për mua dhe familjen time”, shkroi Mustafa.
Ndërsa, më herët ishte vet kryeministri shqiptar që postoi një foto me kreun e LDK-së po në rrjetin social Facebook.
“Me kryetarin e LDK, Isa Mustafa, i nderuar nga mikpritja në shtëpi ku mu dha rasti të njoh edhe familjen e tij të bukur”, shkroi Rama.
Ndryshe nga takimet e mëparshme te kryeministri Rama, ky me Mustafën doli të jetë më privat pasi edhe u zhvillua në shtëpinë e kryetarit të LDK-së dhe jo në selinë e partisë.

Shkruar nga: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu