Musk i bindur se Rusia e Kina, nuk mund të rrëzojnë mbi 2 mijë satelitë të Starlink

0
Musk i bindur se Rusia e Kina, nuk mund të rrëzojnë mbi 2 mijë satelitë të Starlink
Gjigandi

Drejtori ekzekutiv i SpaceX, Elon Musk, beson se satelitët e kompanisë së tij Starlink nuk janë të lehtë për t’u rrëzuar ashtu siç mendon Rusia dhe Kina.

Gjatë një interviste dhënë për Business Insider, Musk nuk e ka fshehur faktin se ka qenë shumë i angazhuar me pajisjet e tij që kur filloi pushtimi rus në Ukrainë.

Ai menjëherë ishte shprehur i gatshëm të ndihmojë ukrainasit, duke ju dërguar pajisjet të cilat do t’ju mundësonin qytetarëve të këtij shteti evropian të kenë internet – madje falas gjatë tërë kohës.

Kur ushtria ruse bombardoi kullat e antenave dhe ua pamundësoi ukrainasve të kenë qasje në internet, telefoni mobile dhe atë fikse, mendoi të dërgojë satelitë përmes të cilës do të ofronte internet.

Madje internetin që ai e dërgoi atje, i ndihmoi shumë edhe ushtrisë ukrainase, që me dronët e tyre të godasin makinerinë ruse gjatë natës nëpër pozicione të ndryshme.

RonaTyra

Megjithatë Musk foli për testin anti-satelitë që e ka kryer Rusia, duke përdorur raketa balistike PL-19 Nudol, për të shkatërruar satelitët e vendit të vet që i kishin dalë nga kontrolli.

Por ky fakt as që e zmbrapsur miliarderin amerikan, i cili foli me bindje të plotë se një sistem i tillë raketor nuk do të përdoret kundër satelitëve të tij.

Ndryshe Starlink operon me mbi 2 mijë satelitë, dhe për t’i rrëzuar të gjithë do të nevojiteshin mijëra raketa të tilla, gjë që sipas tij këtë nuk mund ta bëjë Rusia e as Kina.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu