Sulmuesi i Fenerbahces dhe Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është duke kaluar një sezon fantastik me klubin turk transmeton Insporti.
Paraqitjet e tij kanë bërë që shumë klube evropiane të vihen pas tij.
Së fundmi u raportua se Tottenhami ka bërë një ofertë prej rreth 5 milionë eurosh.
Muriqi thotë se interesimi i klubeve e bën atë të lumtur, raporton “Fanatik”.
“Emri im lidhet me një skuadër çdo ditë. Ofertat që vijnë më bëjnë të lumtur. Sidoqoftë, një transferim nuk është në agjendën time”, u shpreh Muriqi.
“Rezultatet në Superligë janë zhgënjimi ynë më i madh. Ne duam ta fitojmë Kupën e Turqisë. Mendoj vetëm për këtë. Nuk i kam shërbyer kësaj skuadre aq shumë sa dua ende”, ka shtuar ai.
Oferta e Tottenhamit është tejet e ulët në krahasim me çmimin e kërkuar nga Fenerbahce.
Klubi turk dëshiron rreth 25 milionë euro për sulmuesin nga Prizreni.