Mungonte veç firma

0
Gjigandi

Seanca dimërore e merkatos së vitit 2014 ishte ajo, që tifozët e Interit dhe Juventusit e mbajnë mend akoma, pas shumë kohësh. Arsyeja? Negociatat për të shkëmbyer Fredy Guarin me Mirko Vuçiniç. Ky operacion u ndal nga klubi zikaltër, pasi u ndesh me protesta të ashpra të ultrasve, të cilët nuk ishin kurrsesi në favor të shitjes së kolumbianit te rivalët historikë.

Një rezultat, që nuk i pëlqeu ish-sulmuesit malazez.

Duke folur në mikrofonat e “Sky Sport”, Vuçiniç zbuloi disa detaje mbi operacionin, i cili më pas u prish në momentin kyç, kur gjithçka dukej se po shkonte drejt “tymit të bardhë”: “E gjitha kishte përfunduar, mungonte vetëm firma, që nuk mbërriti. Për aq

sa u bë, unë jam i lumtur. Nuk e di se çfarë situate do të kisha gjetur në Milano. Pastaj shkova në Abu Dhabi dhe e gjeta veten mjaft mirë”.

Malazezi ka një këshillë mjaft të kushtueshme merkatoje për Juventusin: “Unë do të merrja Mbappé, edhe nëse tashmë luan aty Cristiano Ronaldo. Kam shumë dyshime për faktin nëse PSG dëshiron ta shesë atë, por futbollistë si ai lindin rrallë. Ai vrapon sa trefishi i të tjerëve”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu