Mbrëmë (e hënë) u mbajt ai që njihet si eventi më i madh i modës në botë “Met Gala” me shumë yje të ftuar që parakaluan me veshjet e tyre mbresëlënëse në tapetin e kuq.
Ajo që u vu re ishte mungesa e artistes shqiptare me famë botërore, Rita Ora e cila u bë pjesë e tij për vite me radhë.
Derisa nuk dihen arsyet e vërteta të mungesës së saj këtë vit, 31-vjeçarja nuk ka lënë pa rikujtuar disa prej paraqitjeve të saj në “Met Gala” të viteve të kaluara.
Foto: Rita Ora/Instagram
Artistja e shumë hiteve postoi disa imazhe teksa shkroi: Momente nga Met Gala, zgjidhe karakterin tënd.
Ndërsa, kujtojmë që ndryshe nga vitet të tjera, në të fundit atë të viti 2021 Rita mori pjesë së bashku me të dashurin e saj aktual, Taika Waititi.
Foto: Rita Ora/Instagram
Ndërkaq, Rita ka vazhduar t’i mbaj të informuar fansat e saj në rrjetet sociale për çdo lëvizje të saj.
Këngëtarja e “Anywhere” së fundmi ka shijuar disa ditë të mira pushimi me nënën dhe motrën e saj në Hawaii.
Foto: Rita Ora/Instagram
Ndryshe, theksojmë që disa nga yjet që këtë vit morën gjithë vëmendjen ishin Kim Kardashian me fustanin e Marilyn Monroe, Kylie Jenner me fustan nusëri dhe Blake Lively me një veshje që iu transformua në mënyrë dramatike duke marrë formë dhe ngjyrë tjetër gjatë tapetit të kuq.
/abc24.al/