Mungesa e kaliumit nxit depresionin/ Ushqimet ku mund ta gjeni

0
Gjigandi

Kaliumi është një mineral thelbësor për organizmin. Ai është i domosdoshëm për shëndetin e zemrës, veshkave dhe organeve të tjera. Kaliumi i lejon muskujt të lëvizin, lejon nervat të transmetojnë mesazhet e trurit dhe veshkat të filtrojnë gjak. Trupi duhet të ketë ekuilibrat e duhur të kaliumit që zemra të jetë e shëndetshme.

Mungesa e Kaliumit dhe Depresioni

Nivelet e ulëta të kaliumit rrisin rrezikun e depresionit dhe shqetësimeve nervore. Sipas një studimi të fundit, një regjim ushqimor i pasur me kalium zbut simptomat e depresionit. Gjetjet e studimit të revistës “Nature Neuroscience” konfirmuan se kaliumi është i nevojshëm për trajtimin e luhatjeve të humorit dhe se mungesa e tij lidhet fort me depresionin.

Kaliumi kundër dhimbjeve

Mungesa e kaliumit shkakton nervozizëm, lodhje, plogështi të muskujve, kontraktime dhe dhimbje kronike. Dhimbja dhe depresioni janë të ndërthurura ngushtë dhe intensifikojnë njëra-tjetrën. Sipas të dhënave, njerëzit që vuajnë nga dhimbjet kronike janë tre herë më të rrezikuar nga problemet psikiatrike.

RonaTyra

Kaliumi dhe Serotonina

Studimet e publikuara në revistën “Nature Neuroscience” konfirmojnë se kaliumi luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e nivelit të serotoninës. Kaliumi lehtëson përdorimin e serotoninës nga truri. Nëse një person depresiv ka ndjenja negative për veten dhe botën përreth, kaliumi aktivizon nervat që nxisin ndjenjat pozitive dhe të bukura. Kjo është arsyeja përse edhe një ulje e vogël të nivelit të kaliumit në trup, ju krijon ankth.

Shkaktarët e mungesës së Kaliumit

Një nga shkaktarët më të mëdhenj të mungesës së kaliumit në trup është pirja e tepërt e pijeve të gazuara. Prishja e ekuilibrave hormonalë mund të shkaktojë rënie të nivelit të kaliumit që nga ana tjetër nxit shfaqjen e depresionit. Njerëzit që pinë shumë kafe, alkool dhe konsumojnë produkte të kripura të përpunuara, janë gjithashtu të rrezikuar nga mungesa e kaliumit.

Burimet më të mira ushqimore të Kaliumit

Patatet e ëmbla, kungulli i verdhë, kosi, salmoni, avokado, bananet, arrat, agrumet, qumështi, kumbullat e thata, rrushi i thatë, hurmat e Arabisë, karrotat dhe fasulet janë disa prej burimeve më të mira të kaliumit. Kaliumi është një mineral që tretet në ujë, ndaj karrotat dhe patatet duhen pjekur dhe jo të zjera, për të marrë më shumë kalium. Nëse ju do t’i zieni ato, atëherë duhet të siguroheni që ujin do ta përdorni për supë dhe nuk do ta hidhni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu