Skandali në QSUT/ Mungon pajisja e radiologjisë, mjekët i nisin fëmijët drejtë spitaleve private

0
Gjigandi

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është më e madhja në vend, por mban vendin e parë edhe për problematikat në shërbim, duke filluar që nga mungesa e stafit dhe infrastrukturës. Shpesh mediat dhe qytetarët kanë ngritur zërin për kushtet dhe shërbimet që ky spital ofron.

Një denoncim mbërriti pak ditë Priza.al, nga një qytetar, i cili ka zbuluar skandalin e vërtetë në lidhje me atë që ndodh në këtë qendër spitalore. Sipas qytetarit në fjalë në repartin e pediatrisë mungojnë aparatet e radiologjisë dhe kjo i detyron prindërit që të shkojnë në spitale private.

Mungesa e këtyre aparaturave vijon të jetë prej 3 muajsh. Po ashtu në denoncimin në fjalë thuhet se radiologjia është kthyer në kantier ndërtimi, por nga fotot e mbërritura në redaksinë tonë, vërehet se për momentin nuk po kryen asnjë punim. Sipas qytetarit, drejtuesve të QSUT-s iu intereson t’i dërgojnë vogëlushët tek privati.

Më pas ishin gazetarët e Priza.al që u interesuan për rastin në fjalë dhe konstatuan se në pediatrinë e re nuk ka aparate radiologjie për këtë arsye përdorej e vjetra, e cila është boshatisur për shkak të dëmtimeve nga tërmeti.

Po ky nuk është rasti i vetëm që ndaj QSUT-së në repartin e Pediatrisë, pasi shumë qytetarë në rrjetet sociale janë ankuar për radhët e gjata që duhet të presin me fëmijët e vegjël më krah gjatë stinës së nxehtë të verës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu