Kengetari Muharrem Ahmeti eshte bere objekt i disa lajmeve lidhur me shendetin e tij gjate diteve te fundit. Por kane qene miq dhe të afërm të tij qe kanë reaguar me shpejtësi për të sqaruar lajmin e përhapur mbrëmë në rrjetet sociale. Keshtu mesohet se këngëtari i muzikës tallava është në gjendje të rëndë shëndetësore, por ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital. Muzikanti dhe miku i tij, Kristian Xhaferaj që konfirmon se Muharrem Ahmeti ka kaluar një problem të rëndë shëndetësor. “Pëshendetje të gjithë shokëve dhe kolegëve të vëllait tonë, Muharrem Ahmeti. Është e pamundur t’i përgjigjem çdo njërit prej jush, kam mbi 700 telefonata. Vërtet (Ahmeti) ka kaluar një gjendje të rëndë shëndetësore, por është gjallë. I lutem të gjithë atyre shokeve që postojnë (fake info) gjëra jo të vërteta, t’i fshijnë sepse nuk janë të vërteta. Vëllai jonë ka nevojë për lutjet tona që gjendja e tij të bëhet më mirë”, shkruan Xhaferaj.