Stadiumi “Olimpico” ishte skena e Juventus-Inter 2-4, finalja e edicionit 2021-2022 të Kupës së Italisë. Ndeshja do të drejtohej nga Paolo Valeri. Bardhezinjtë e Massimiliano Allegrit po ndiqnin fitoren e tyre të 15-të në kompeticion. E fundit daton në sezonin e kaluar me Andrea Pirlon në stol.
Zikaltrit e Simone Inzaghit, nga ana tjetër, po ndiqnin Kupën e tetë të Italisë në historinë e tyre. Suksesi erdhi mbrëmë, por kishte munguar që nga viti 2011. Përveç dy të mëparshmeve në Serie A (1-1 në ‘San Siro’ dhe 1-0 në ‘Allianz Stadium’, ishte edhe fitorja në finalen e Superkupës së Italisë në janar.
Ndeshja përfundoi 2-1 për Interin, që triumfoi falë një goli të Sanchez në fund të kohës shtesë. Finalja e mbrëmshme pati shumë punë për abitrin kryesor Valeri, por edhe momente të diskutueshme. Ja moviola e Juventus-Inter 2-4, bërë nga “Eurosport”.
Minuta e 48-të: Dushan Vlahovic bie në zonë në kontakt me De Vrij, Valeri lë të vazhdojë loja. Kontakti me krahun e mbrojtësit holandez të Interit nga pas për sulmuesin serb të Juventusit është aty, por duket i papërfillshëm. Kështu u gjykua nga Valeri dhe skuadra në VAR.
Minuta e 53-të: Vlahovic në kombinim me Dybala shënon golin për 2-1. Konsultimi me VAR thjesht një formalitet!
Minuta e 55-të: Marcelo Brozovic nervoz rrezikon të kuqin. Kroati ndal me faull kundërsulmin e Dybala, duke merituar kartonin e verdhë. Aty për aty godet topin dhe vonon vazhdimin e lojës. Pankina e Juventusit zhurmon për kartonin e dytë të verdhë, Valeri nuk beson se ka faj ekstrem. Në fakt, sipas rregullores, lojtari i Interit meritonte të dytin e verdhë dhe rrjdhimisht të kuqin. Gabim i kryesorit.
Minuta e 77-të: Penallti për Interin. Pasim i Perisic për Lautaro, i cili lidhet në zonë dhe nga ana tjetër është “i lidhur” me De Ligt e Bonucci, duke e gjetur veten në një lloj “sanduiçi”. Veçanërisht ndërhyrja e Bonuccit e pengon atë të shkelmojë pak metra larg Perin. Kontroll i heshtur me VAR për Valerin dhe penallti. Pankina e Juventusit “shpërthen” me një Allegri veçanërisht të zjarrtë. Shpirtra shumë të nxehtë për një moment të dyshimtë, gjithsesi.
Minuta e 98-të: Penallti për Interin. De Ligt rrëshqiti në ndërhyrje ndaj De Vrij në zonën e penalltisë së Juventusit, Valeri e lë lojën të vazhdojë, por thirret nga VAR dhe rishikon vendimin e tij, duke akorduar penalltinë. Vendim i saktë.
Minuta e 104-t: Vlahovic kërkon penallti, por Valeri mendon ndryshe, duke marrë parasysh ndërhyrjen e De Vrij në top. Mbrojtësi holandez në fakt prek topin, por rrezikon në rrethana cilësuese.
Minuta e 105-të: Allegri dorëzohet. Nerva të forta për trajnerin e Juventusit, që proteston në zonën teknike të Interit kundër Lautaro Martinez. Arbitri Valeri e përjashton me karton të kuq të merituar, pasi kishte marrë një të verdhë më herët.