Moti sot do të jetë me shi dhe bubullima.
Në viset kodrinoro-malore ka mundësi të bjerë edhe borë.
Në fillim të javës më shumë kthjellime dhe rritje e temperaturave.
Cilësia e ajrit në ditët vijuese në përmirësim. Indeksi mbetet më gjatë në vlera të pranueshme, vende-vende edhe të mira, raporton Prishtina Weather.
Në vazhdim ju sjellim parashikimin për pesë ditët e ardhshme:
7.04 – Kryesisht me vransira. Nga mëngjesi priten kushte për të reshura shiu, ditën të shoqëruara edhe me bubullima. Reshje bore do të ketë vetëm në vise të larta malore.
8.04 – Ngrohtë e kryesisht me diell.
9.04 – Ngrohtë e me erë. Kalime të vransirave të larta shtresore, por intervale më të gjata me diell.
10.04 – Ftohtë, Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu, në mëngjes viseve kodrinoro-malore edhe reshje bore. Në mbrëmje reshjet pushojnë.
11.04 – Kthjellët dhe diell. Në mëngjes më ftohtë.
Temperaturat të luhatshme në ditët e ardhshme.
Minimalet luhaten ndërmjet 5 gradë Celsius deri 7 Celsius, e të dielen mund të zbresin edhe në 2 Celsius.
Maksimalet të enjten në rënie në 14 Celsius, më pas deri të shtunën në rritje në 20 Celsius, e ditën e diel zbresin në 8 Celsius.
Erërat fryjnë edhe mesatarisht të fuqishme dhe fuqishme 5 deri në 16m/s, deri ditën e shtunë nga jugperëndimi, e të dielen ndryshojnë kahjen në veriore 6 deri në 13m/s.
Shtypja atmosferike luhatet në vlera poshtë normales.