Java në Shqipëri do të nisë me reshje shiu që do të përfshijnë të gjithë vendin. Meteorologët kanë parashikuar që në zonat e thella të ketë edhe dëborë.
“Orët në vijim sjellim shtim të vranësirave ku do ketë shi në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qendrore, natën reshje në gjithë territorin. E hëna dhe e marta me shi dhe të martën dëborë në zonat e thella malore
“, tha meteorologu Hakil Osmani.
Bashkë me reshjet e shut do të ketë edhe ulje të temperaturave ne vend.
“Temperaturat e ajrit do pësojnë rënie në fillim jave që do arrijnë deri në -2 dhe deri në -3 të martën dhe të mërkurën kurse maksimumi deri në 14 gradë Celsius. Të mërkurën dhe në vijim do kemi përmirësim të kushteve të ajrit”
, tha ai.
Problematike sipas meteorologëve do të jetë era e fortë që do të arrije deri në 65 km/h.
“Parametri i erës i fortë, në det deri në 65 km/h, dallgëzim 5-6 ballë që do të sjellë problematike sa i përket trafikut detar”,
tha Osmani.