Moti i keq/ Bllokohet Rruga e Arbrit, policia apel shoferëve: Kaloni nga aksi i vjetër

0
Gjigandi

Rruga e Arbrit është bllokuar për shkak të motit të keq, ndërsa policia thotë se po punohet për pastrimin e saj.

Policia Rrugore iu bën apel të gjithë shoferëve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass-Qafë Murrizë, të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

Njoftimi i policisë:

Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonat malore të qarkut Dibrër kanë rënë reshje dëbore dhe për këtë shkak, aksi i rrugës së Arbrit , bypass- Qafë Murrizë, është bllokuar dhe subjekti konttaktor për mirëmbajtjen e rrugës po punojnë për pastrimin dhe hapjen e saj.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë, të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

RonaTyra

Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu