‘Mos konsumoni produktet serbe’/ Thirrja e fortë e biznesmenit për qytetarët: Janë me rrezikshmëri të lartë

0
Gjigandi

Biznesmeni Burim Piraj u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos konsumojnë produkte serbe.  Ai tha se dy muajt e fundit kanë pasur një ulje të importeve nga Serbia ndërsa shpreson që ky numër të rritet në vijim.

Sipas tij produktet serbe janë të rrezikshme dhe nuk duhet të qarkullojnë në Kosovës pasi përbuzin dinjitetin shqiptar.

“Detyra jonë është që të kuptojmë rrezikshmërinë e produkteve serbe dhe t’ju bëjmë me dije që të mos e përbuzin dinjitetin tonë kombëtar shqiptar. Na trajtojnë si qytetarë të rendit të dytë, por ne nuk e pranojmë këtë gjë. Jemi më të rëndësishëm se serbët. Kemi kërkuar që qytetarët të bojkotojnë dhe kemi marrë një përgjigje të madhe.

Nga nëntori i vitit 2022 deri në janar të këtij viti, kemi një rënie të dukshme të importeve nga Serbia. Mendojmë se kjo do të jetë më e lartë në të ardhmen”- tha ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu