Kryeministri Edi Rama është përplasur sot në emisionin “Open” në Top Channel. Debati nisi kur Bushati i tha se ai nuk i vjedh shqiptarët si Rama, por këtë gjë Kryeministri nuk e pranoi dhe nisi të revoltohej.
Kreu i qeverisë tha se fjalën vjedhje dhe shpifje, nuk mund t’ia thotë në sy dhe e akuzoi gazetarin se bën rolin e gjykatësit dhe prokurorit.
Bushati: Jo këtu këtu, mos ngri zërin
Rama: Ti do thuash që unë po vjedh shqiptarët
Bushati: Këtu këtu, mbaje zërin qetë?
Rama: Ti po ndihmon njerëzit për të marrë përgjigje.
Bushati: Nuk kemi aq afërsi sa t’i drejtohemi njëri-tjetrit me ti.
Rama: Për turpin tënd dhe profesionin tënd që fjalën vjedhje e ke në majë të gjuhës.
Bushati: Ju nuk keni përgjigje sa njerëz janë pa punë.
Rama: Me ju nuk e meriton.
Bushati: Është çështje edukate dhe jo personale.
Rama: Rëndësi ka që ju u tërhoqët.
Bushati: Rëndësi ka që ju nuk po më jepni përgjigje.
Rama: Shifrat nuk janë thashetheme dhe…
Bushati: As ekonomi kriminale. Mirë që u tërhoqe.
Rama: Në vlerësimin e parë numri i atyre që humbën vendin e punës ishte rreth 70 mijë. Të kam thënë se nuk do të kemi paketë të tretë por mund të ketë. Paketa e tretë nuk është e nevojshme.
Shkruar nga: top-channel.tv