Morena Taraku mori sërish vëmendjen me imazhet e reja që solli në llogarinë e saj në Instagram.
Ish-Missi pozoi e veshur me shumë stil në një fustan shumëngjyrësh me dekolte të hapur që ia vinte në pah linjat e formësuara të trupit.
Teksa qëndronte ulur në një karrige me një pije në dorë, këngëtarja u pa këmbëzbathur, me grim të theksuar dhe dhe aksesor ari.
Foto: Morena Taraku/Instagram
Të shumta ishin komentet e fansave dhe miqve të saj të famshëm, të cilët e komplimentuna për paraqitjen atraktive.
Ndërkohë, kujtojmë që Morena ka kohë që nuk ka lansuar një projekt të ri muzikore, por prej kohësh ka treguar se është në përgatitje të tyre.
Foto: Morena Taraku/Instagram
Ndërsa, gjatë kësaj kohe ajo është e përkushtuar edhe ndaj biznesit të saj në Stamboll, qyteti në të cilët është zhvendosur prej vitesh.
Morena përndryshe kohë më parë është përfolur edhe për një lidhje romantike me këngëtarin turk, Berdan Mardin, por të dy kanë preferuar të mos i komentojnë këta zëra.
/abc24.al/