Moment historik/ Kristjan Asllani mbërrin te ‘Inter’, gati që të nënshkruajë kontratën

0
Gjigandi

Kristjan Asllani ka mbërritur në Milano për vizitat mjekësore, që të nënshkruajë më pas kontratën e bujshme me Interin. Kjo është ëndërr e bërë realitet për mesfushorin shqiptar, i cili do ketë fatin të mbajë veshur fanelën zikaltër.

20- vjeçari do jetë kështu transferimi i dytë në ditën e sotme, bashkë me Lukakun i cili pritej prej kohësh. Zikaltërit i kanë tentuar këto dy objektiva që në fillim të merkatos.

Asllani pati sezon mbresëlënës te Empoli, madje arriti t’i shënojë gol në “San Siro” Interit, ndërsa Lukaku afrohet si huazim pasi nuk ishte brenda pritshmërive te Chelsea.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu