Nga 2003-2020/ Këta janë praktikuesit e Jehovait që kanë kryer vetëvrasje, pjesa dërrmuese të mitur dhe adoleshentë

0
Gjigandi

Ngjarja tragjike që tronditi kryeqytetin por jo vetëm mbrëmjen e 2 Korrikut, ku në një apartament në Kombinat u gjetën të pajetë nënë e bijë si dhe vajza tjetër në gjendje kritike, ka rikthyer temën e ndjeshme rreth vetëflijimit dhe historive të ngjashme tragjike për shkak të predikimeve që kanë marrë nga sektet.

Zhaneta Josifi dhe e bija e saj 30-vjeçare Anisa Josifi janë përcjellë për në banesën e fundit dy ditë më parë, ndërsa vajza tjetër, Blerta 33 vjeç, ishte në gjendje të rëndë për jetën, por u dërgua menjëherë në spital dhe mundi të mbijetojë.

Për mënyrën se si ka ndodhur dhe detajet që janë mësuar deri më tani, ngjarja e Kombinatit është e padëgjuar ndonjëherë në vendin tonë, por ngjarja me indicie të tilla kanë ndodhur edhe më parë.

*Nis në vitin 2003 në Karbunarë të Lushnjës, ku një 17-vjeçare vrau veten me armë zjarri, por në një letër lamtumire dha detaje për aktin e rëndë. E reja shkruante se pas vdekjes do të shkonte afër Zotit dhe do të ringjallej. Ajo kishte pak kohë që ishte shpallur praktikante e Dëshmitarëve të Jehovait.

RonaTyra

*Ngjarjet e vitit 2005 që tronditën të gjithë opinionin publik shqiptar inkriminojnë organizatën “Dëshmitarët e Jehovait” ndoshta jo drejtpërdrejtë, por si nxitëse përmes doktrinës së tyre fetare.

10 janar, Marenglen Tarja, gjendet i vetvarur në Mushqetë të Tiranës. 16-vjeçari frekuentonte prej pak kohësh godinën ku kryente aktivitetin sekti “Deshmitaret e Jehovait” në Mushqetë. Marenglen Taraj u vetëvarur me litar në një pemë pranë shtëpisë së tij. Ngjarja ndodhi ditën e dielë dhe sipas disa bashkëmoshatarëve të viktimës Marengleni kishte deklaruar më parë: “Tani e kam radhën unë…Po të vdesësh të dielën është mirë, se ringjallesh të hënën…” Xhaxhai I viktimës deklaroi në atë kohë se ditë më parë, Genin e kanë parë të zbresë nga një furgon i “Dëshmitarëve të Jehovait” me libra në dorë. Ai akuzoi në mënyrë të drejtpërdrejtë sektin dhe deklaroi se: “E kemi ngritur problem, por deri tani nuk është marrë asnjë masë. Familjarët e viktimës nuk kishin vënë re ndonjë problem që mund të shqetësonte 16-vjeçarin përpara vendimit tragjik.

Në 12 shkurt Alda Cena, nxënëse në klasën e pestë në qytetin e Fierit u gjet e vetëvarur në tualetin e shtëpisë. Fillimisht u fol se vajza e mitur kishte përqafuar “Dëshmitarët e Jehovait” dhe kjo u bazua në disa fletushka që policia gjeti në shtëpinë e viktimës. Por ky version i policisë u hodh poshtë që në fillim nga të afërmit e viktimës. Edhe versioni zyrtar e përjashtoi një gjë të tillë.

17 shkurt, vetëm pesë ditë pas vetëvrasjes së Aldës, vetëvaret bashkëmoshatarja e saj nga Tirana, Joana Rajdho, me prindër të divorcuar. Joana u gjet e vetëvarur nga gjyshërit e saj (nga nëna) në banjën e shtëpisë. Fillimisht, si shkak i vetëvrasjes u cilësua një notë katër, që ajo kishte marrë në lëndën e matematikës, por më pas dhe problemet familjare. Por shokët dhe shoqet e Joanës deklaruan të kundërtën. Ata thanë se vajza e vetëvrarë ishte “Dëshmitare e Jehovait”. Dëshmitë e bashkëmoshatarëve të viktimës janë hedhur poshtë nga nëna e Joanës.

20 shkurt, vetëvaret në kasollen e bagëtive 13-vjeçarja Eriola Elezi, nga fshati malor i Velçanit në Mokrën e Sipërme në Pogradec. Sipas hetimeve të policisë, vajza nuk kishte asnjë arsye familjare që t’i jepte fund jetës. Ndërsa policia nisi hetimet intensive për zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarjeje, kryetari i komunës, Ramazan Rapçe, deklaroi se viktima prej 3 muajsh frekuetonte një shoqatë fetare të njohur si “Dëshmitarët e Jehovait”.
27 prill, vetëvaret 13-vjeçari Viron Dhani. Adoleshenti nga fshati Ndërmënas i rrethit të Fierit u gjet i vetëvarur me citate të broshurave të Jehovait. Sipas familjarëve, prej një viti, Vironi vuante nga epilepsia. Ende deri sot nuk janë saktësuar rrethanat e kësaj vetëvrasjeje, por burime të policisë që shkuan në vendngjarje thanë se adoleshentit iu gjetën në xhep citate të sektit “Dëshmitarët e Jehovait”. Adoleshenti kishte rezultate të mira në shkollë.
1 maj, gjendet e helmuar Athina Nunka, 13-vjeçe, nga fshati Dishnicë i rrethit të Korçës. Ngjarja ndodhi në ditën e Pashkës, dhe sipas policisë adoleshentja ishte vetëhelmuar. Por një gjë e tillë nuk u pranua kurrsesi nga prindërit e saj. Sipas të afërmve, prindërit dhe motrat e Athinasë ishin në kishë kur ndodhi ngjarja. Viktima donte të shkonte me ta në kishë, por prindërit i kanë thënë se dikush duhet të qëndronte në shtëpi. Familjarët thanë se kishin gjetur në shtëpi karamele të dyshimta, që sipas tyre duhej t’i kishte sjellë dikush.

21 maj 2005, Alfred Hasa 25-vjeç, gjendet I vetvarur me litarë në dhomën e tij në lagjen Kombinat të Tiranës. Hasa ishte anëtar i “Dëshmitarëve të Jehovait”. Menjëherë në vendngjarje mbërritën uniformat blu të Komisariatit numër 6 dhe mjekët eksperto-ligjorë, të cilët shënuan në dosjet e tyre rastin tjetër të vetëvrasjeve të sektit të “Dëshmitarëve të Jehovait”. Si shkak i një akti të tillë, mendohet të ketë ndikuar edhe papunësia, pasi Hasa prej 2-muajsh ishte larguar nga puna. Sipas burimeve nga Komisariati numër 6 I kryeqytetit, viktima ishte frekuentues i rregullt i “Dëshmitarëve të Jehovait” dhe kjo ishte bërë e ditur pas marrjes në pyetje të familjarëve të tij, vëllait të vetëm e dy prindërve dhe dërgimit në Prokurori të disa fletushkave fetare, të gjetura te sendet e tij personale. Si shkak I vetvrasjes ka qenë fillimisht mërzia që i ka shkaktuar papunësia dhe ky trishtim është pasuar me “prehjen” që gjendet në botën e përtejme, një nga pasazhet e frekuentuesve të “Dëshmitarëve të Jehovait”. Ngjarja ndodhet ende nën hetimin e policisë.

Fenomeni I vetvrasjeve në Shqipëri filloi të “lulzonte” kur e mitura 11 vjeçe nga Tirana, me mbiemrin Rajdho, u gjet e varur në shtëpinë e saj. Sipas dëshmive të mbledhura gjatë asaj kohe e mitura ishte frekuentuese e rregullt e sektit Dëshmitarët e Jehovait.
Më pas, në Fier, Esmeralda Cena, me të njëjtën moshë, ishte viktima e dytë e kësaj vale të gjatë. Sipas burimeve nga gazeta “Korrieri” duke cituar deklaratat e policisë fierake, 11-vjeçarja ishte varur në banjën e banesës ku ajo jetonte, me shallin e saj të cilin e kishte kapur tek varesja e peshqirëve.
Në Mokër të Pogradecit, një javë më vonë regjistrohet një tjetër rast dhe sërish e vetëvarura në kasollen e bagëtive u zbulua se ishte anëtare e “Dëshmitarëve të Jehovait”. Rasti I vetvrasjes së 25 vjeçarit Hasa regjistrohet si ndër më të rrallat në moshë madhore.

Me daten 13 Shkurt 2005 Silvana Hoxha vdiq pasi refuzoi te merrte gjak per te shpëtuar. Nje vajze tiranase 24 vjecare, e semurë rëndë dhe e shtruar në spitalin e Tiranës, vdiq rreth dy vjet përpara kësaj ngjarje, duke refuzuar sipas familjes së saj, të shkelë besimin Jehovaj. Silvana Hoxha, e lindur ne Burrel, ishte Dëshmitare e Jehovait dhe bënte pjesë në këtë mision prej të paktën 9 vjetesëh. Ajo nuk i lejoi bluzat e bardha t’i jepnin gjak, edhe pse ishte shumë rëndë. Veshkat i ishin shkatërruar dhe ndodhej në dializë. Sipas të atit të viktimës, ai ishte grindur disa herë me pjesëtarë të sektit, pasi vinin shpesh në spital duke I kërkuar të sëmurës që të refuzonte transfuzion gjaku. Pak javë më vonë, në maj të 2002, Silvana ndeërroi jetë në spitalin ” Nënë Tereza”.

Sipas citimeve të dëshmitarëve të Jehovait, në faqen e tyre në internet në gjuhën shqipe, “është gabim që gjaku të hahet”. Këtu, duke u shtruar pyetja: “A është gabim të pranohet transfuzioni i gjakut”, jepet kjo pergjigje: “Mos harro, Jehovai kërkon që të permbahemi nga gjaku. Kjo do te thotë që në asnjë mënyrë nuk duhet të fusim në trup gjakun e një personi tjetër, madje edhe gjakun tonë që është ruajtur mënjane. Për këtë arsye, të krishteret e vërtetë nuk pranojnë transfuzion gjaku. Ata pranojnë mënyra të tjera trajtimi mjekësor, te tilla si transfuzionin e produkteve pa gjak. Të tilla dogma dhe parime fetare aspak njerëzore dhe paradoksale për një sekt që predikon mirëqënien e njeriut bazuar në parimet sipas faqes zyrtare “Ëatchtoëer”, u morën jetën të paktën dy adoleshenteve.

Si përfundim mund të themi se pa dashur të luajmë rolin e hetuesit, shteti shqiptar duhet ti trajtonte me seriozitet vetvrasjet tragjike të vitit 2005. Sikurse shihet edhe më sipër janë me dhjetra ngjarje të rënda vetvrasjeje nga persona që predikojnë sektin fetar Jehovaian. shumë ngjarje në rastin më të keq kanë mbetur pa përgjigje, mister dhe në rastin më të mirë u është gjetur një arsye e paarsyeshme, pa I kushtuar vëmendje rrezikut dhe gjurmve të dyshimta e të thella që lë pas ky sekt fetar I “pafe”. Llogjika më con drejt pyetjes: çfarë arsyesh madhore mund të gjejë brenda vetes një 11-vjeçare e cila në mënyrë të ndërgjegjshme merr guximin e jashtëzakonshëm që të lidh vet kollaren apo litarin që si qëllim final ka marrjen e jetës së saj? Si ka mundësi që një adoleshente të mos pranojë transfusion gjaku pavarësisht se është koshiente se do të vdesë po të mos e pranojë këtë masë?

Si ka mundësi që viktimat e vitit 2005 perveçse ishin Dëshmitarë të Jehovait, skenat e vetvrasjeve kishin lidhje me njëra tjetrën? Këto janë pyetje që duhet të ngrejë shteti shqiptar për ti shkur deri në fund motiveve të vërteta të dhjetra vetvrasjeve tronditëse të vitit 2005. me gjithë akuzat e ngruitura nga familjarët dhe të afërmit e viktimave, të pasqyruara në gazetat “Shekulli” dhe “Korrieri”, deri më sot shumë çështje kanë mbetur pezull dhe nuk kemi asnjë hetim të plotë nga shteti shqiptar, nga institucionet e drejtësisë dhe policisë mbi këtë sekt fetar të dyshimtë, i cili jo më kot është I ndaluar në disa vende të botës, madje dhe asaj perëndimore, të cilat më shumë se Shqipëria predikojnë lirinë dhe të drejtën e fesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu