Luka Modriç ka zbuluar në biografinë e tij detaje nga një zënkë mes Cristiano Ronaldos dhe Jose Mourinho, gjatë një ndeshjeve të Real Madridit në Kupën e Mbretit në vitin 2013, duke thënë se Ronaldo kishte qenë gati të shpërthente në lot.
Gazeta Corriere dello Sport e ka zbuluar një pjesë nga biografia e Luka Modricit, “A mi manera”, e cila pritet të publikohet së shpejti.
Në pjesën e zbuluar nga biografia e kroatit rrëfehet për një zënkë mes Jose Mourinhos dhe Cristiano Ronaldos në vitin 2013, gjatë një ndeshjeje të Kupës së Mbretit.
Sipas rrëfimit të Modricit, strategu portugez ishte zemëruar me Ronaldon shkaku i një rivënieje anësore, e cila kishte provokuar një zënkë të vogël që e kishte lënë Ronaldos pothuajse në lot.
“Unë u befasova nga reagimi i Mourinhos. Ishim duke fituar me rezultat 2:0 në Kupën e Mbretit. Ronaldo nuk e ndoqi kundërshtarin e tij gjatë një rivënieje anësore dhe Jose ishte shumë i zemëruar me të. Ata të dy u zunë për një kohë të gjatë në fushë”, shkruan kroati.
“Kur u ktheva në zhveshtore pas pjesës së parë, unë e pashë Ronaldon të dëshpëruar, pothuajse duke shpërthyer në lot. Ai tha: “Unë po e jap maksimumin dhe ai vazhdon të më kritikojë”. Mourinho hyri dhe nisi ta kritikonte portugezin për përgjegjësinë e tij gjatë ndeshjes.
“Ata të dy u zemëruan aq shumë nga ajo zënka saqë vetëm ndërhyrja e bashkëlojtarëve të tjera arriti ta ndalë një rrahje të vërtetë mes atyre dyve”.