Modelja me origjinë ruse, Irina Shayk, ndau mbështetjen e saj për Ukrainën përmes Instagramit.
Shayk, 36-vjeçe, ndau një foto të një shenje paqeje bardh e zi në llogarinë e saj personale në Instagram, ndërkohë që Rusia po vazhdon të pushtojë Ukrainën.
“Jo luftës”, shkroi ajo.
Irina Shayk (Foto: Instagram)
“Unë do të dhuroj për Unicef dhe Red Cross Ukraine, jepni atë që mundeni. Duke u lutur për paqe botërore”, shtoi superylli.
Rusia dhe Ukraina të mërkurën theksuan se ishin të përgatitur të zhvillonin bisedime për herë të dytë, që nga fillimi i pushtimit rus ndaj fqinjit të saj javën e kaluar.
Rusia nisi një sulm në Ukrainë më 24 shkurt, me Vladimir Putinin që e cilësoi atë një “operacion special ushtarak”.
Pamje nga sulmet ruse në Ukrainë
Rreth 874,000 njerëz janë larguar nga Ukraina dhe agjencia e OKB-së për refugjatët paralajmëroi se numri mund të kalojë së shpejti shifrën e një milionëve. Të tjerë të panumërt janë strehuar nën tokë.
Të famshëm të tjerë kanë ndarë mbështetjen për Ukrainën dhe kanë dënuar sulmet e Rusisë.
/abc24.al/
Pamje nga sulmet ruse në Ukrainë