Modelja e “Victoria’s Secret”, Josephine Skriver, ka postuar fotot e saj të dasmës në Instagram këtë të enjte (7 mars) nga ceremonia e kurorëzimit të dashurisë.
Bukuroshja u pa me një fustan martese të bardhë nga Alberta Ferretti dhe bizhuteri nga Logan Hollowell teksa u fotografua në altar me të dashurin e saj prej shumë kohësh, këngëtarin Alexander DeLeon të The Cab, i cili njihet me emrin artistik Bohnes.
“Unë pranoi” Bohnes përgjithmonë! Unë të zgjedh ty! Nuk mund ta besoj se mund të të quaj burri im tani! Të martuar”, ka shkruar modelja në mbishkrimin e fotove.
Modelja tjetër, Jasmine Tookes ishte një shoqëruese e nuses. Ndërsa muzikantët Chris Kirkpatrick dhe Joey Fatone ishin gjithashtu të ftuar, shkruan
28-vjeçarja dhe këngëtari 32-vjeçare i thanë zotimet e tyre ndërsa ishin në “Acre Resort” në Cabo San Lucas të Meksikë më 3 prill.
Çifti i njohur u fejuan në nëntor të vitit 2018, këngëtari i kishte propozuar për martesë partneres së tij në Finlandë.
Dyshja e njohur u detyruan të shtynë datën e martesë për shkak të bllokimit nga COVID-19.
/abc24.al/