Mjeku Vasil Llajo: Po hidhet ideja e dozës së katërt për gjithë popullatën në vjeshtë

0
Mjeku Vasil Llajo: Po hidhet ideja e dozës së katërt për gjithë popullatën në vjeshtë
Gjigandi

Mjeku Vasil Llaja ka bërë me dije se po hidhet ideja e dozës së katërt të vaksinimit anti-covid në vjeshtë, për të gjithë popullatën.

I ftuar në “Open”, mjeku tha se pavarësisht përmirësimit të situatës, virusi është ende aktiv dhe nuk duhet humbur vigjilenca.

Ai shtoi se variani i Omicron2 është më i lehtë sesa Delta.

Mjeku Llaja: Virusi është akoma aktiv. Nga ana sociale jemi më optimist, por duhet të jemi më të kujdesshëm se po hidhet ideja e dozës së katërt në vjeshte në të gjithë popullatën. Duhet të ruajmë vigjilencën. Omicron 2 është me i lehtë sesa varianti Delta, por ka filluar të zgjatet. Mund të jesh një javë i sëmurë dhe nuk e di, mund të dalësh i infektuar edhe pas ditës së shtatë dhe të tetë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu