Mjegulla pushton Durresin, tragetet arrijne me veshtiresi – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Mjegulla ka përfshirë sot në orët e para të ditës zonen detare të Durrësit. Sipas të dhënave nga APD, bëhet e ditur se tragetet “AF Francecsa” dhe “Rigel III” kanë mbërritur nga Bari (Itali) në radën portuale rreth orës 08:15 dhe 07:55. Po ashtu ka mbërritur edhe kroçera “Sirena” me 670 turistë të huaj në bord. Anija turistike me gjatësi 180 metra u akostua në kalatën 5 të portit më të madh të vendit. Pas rreth 12 orë qëndrimi në Durrës, është parashikuar që turistët do të vizitojnë qytetet e Tiranës, Krujës dhe Durrësit, e më pas kroçera do të vijojë lundrimin drejt Argostolit (Greqi).

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu