Misteri i shpërthimit, analistët hedhin dyshime: Në tunelet e fshehura në male Irani fsheh raketa

0
Gjigandi

Analistët hedhin dyshime se shpërthimi i djeshëm në malet e Iranit që është dëgjuar edhe në Teheran, ka ndodhur në zonën ku gjendet sistemi i fshehur i tuneleve dhe bazave për prodhimin e raketave, shkruan AP.
Siç raporton kjo agjenci, ende nuk dihet se çfarë ka shpërthyer dje në orët e para të mëngjesit si dhe shkaku i shpërthimit, ku si pasojë mbi qiellin e Teheranit është shfaqur një top i madh i zjarrtë.
Në kryeqytetin e këtij vendi janë tundur edhe ndërtesat. Në anën tjetër, zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, ka deklaruar se nuk ka viktima dhe se sipas tij shkaku i shpërthimit është bërë rrjedhja e gazit, duke mos specifikuar se për çfarë gazi bëhet fjalë.
Ai gjithashtu nuk e ka treguar vendin ku ndodhi shpërthimi dhe duke mos e cilësuar hapësirën si publike, dhe duke ngritur dyshime se me pse përfaqësuesit ushtarak po e trajtojnë rastin e jo ekipet e zjarrfikësve, shkruan AP.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu