Misioni i vështirë i Çekisë. Prioritet Ukraina por edhe Ballkani Perëndimor

0
Gjigandi

Çekia e merr sot presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, në një situatë të vëstirë për Evropën, kur të gjithë sytë janë kthyer nga Ukraina.

Sot qeveria çeke do të presë komisionerët evropianë, në një kështjellë, për bisedime dhe më pas për një koncert, në këtë vend me 10,5 milionë banorë, i cili u bashkua me BE-në në 2004-n.

Praga ka premtuar se do të vendosë ndihmën për Ukrainën në qendër të presidencës së saj, nga kriza e refugjatëve në rindërtimin e vendit në luftë, por edhe sigurinë energjetike evropiane.

Kryeministri i djathtë Petr Fiala, një ish-analist politik, i cili bashkëshkroi një libër mbi BE-në, kohët e fundit tha se do të përpiqej të organizonte një samit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, por kjo duket e pamundur sepse konflikti është parashikuar të zgjasë më shumë se 6 muaj.

Vendet e Ballkanit Perëndimor Kuh y edhe Shqipëria dhe MAqedonia e Veriut, oferta e të cilëve për në BE e promovuar nga Praga dhe vende të tjera të Evropës Lindore ka ngecur, do të jetë gjithashtu në qendër të vëmendjes.

RonaTyra

Republika Çeke, një mbështetëse e fortë e sanksioneve kundër Rusisë brenda Bashkimit Evropian, ka pranuar rreth 400 000 refugjatë ukrainas që nga fillimi i konfliktit, në fillim të vitit 2022 dhe ka ofruar ndihmë financiare dhe ushtarake.

 

Çekët janë tradicionalisht euroskeptikë dhe një sondazh i marsit nga agjencia STEM tregon se vetëm 36% e tyre janë të kënaqur me BE-në

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu