Harta e re gjyqësore, Xhafaj: Ministria e Drejtësisë dhe KLGJ janë në shkelje, u bë dy javë që…

0
24
Gjigandi

Deputeti i PS, Fatmir Xhafaj ka reaguar këtë të premte në lidhje me hartën e re gjyqësore.

Xhafaj tha se tha se prej dy javësh ka bojkot të avokatëve dhe sistemi është në ngërç.

Sakaq shtoi se Ministria e Drejtësisë edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor janë në shkelje, prej më shumë se dy javësh nuk po zhvillohen gjyqe.

“Prej ditësh ka një grevë totale të avokatëve. Përtej asaj se çfarë mendon ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor ne jemi këtu përfaqësues të qytetarëve. Jemi ne që duhet t’i bëjmë presion. Edhe ministria edhe KLGJ janë në shkelje të rëndë të ligjit. U bë dy javë që nuk ka gjyq. Njerëzit presin avokatët. Situatës që kemi ne në sistem i shtojmë edhe faktorë të kësaj natyre.

Nuk kanë lidhje momentet që bëjnë institucionet me seancën dëgjimore. Ky debat që bëjmë ne këtu mund të bëjë avokatët që të tërhiqen, mund të bëjë që KLGJ të tërhiqet. Unë do të dëshiroja që ta përshpejtojmë këtë proces. Do të thotë që deri tani, në 3 vjet këta nuk paskan marrë mendimin e ministrisë së Financave. Në këtë këndvështrim, ne lamë një datë dhe thamë që do të jetë o të enjten o të premten. Është mirë që të njoftohemi”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu