Miriam Cani rikthehet me një projekt të ri, publikon ninullën për fëmijë “Nina nana”

0
Miriam Cani rikthehet me një projekt të ri, publikon ninullën për fëmijë “Nina nana”
Gjigandi

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Miriami Cani është rikthyer me një projekt më ndryshe se herëve të tjera.

Këngëtarja simpatike ka publikuar ninullë për fëmijë me titullin “Nina nana”, për të cilën ajo tha se është një dhuratë për të porsalindurit, fëmijët dhe nënat e reja.

“Një ninullë e kënduar dhe e shkruar për të përfaqësuar dashurinë e pastër të çdo nëne shqiptare, këto tinguj zemre janë vetëm për ju”, ka shkruar ndër tjera Miriami në mbishkrimin e postimit në Instagram.

Ndërkohë kujtojmë që ky projekt i saj vjen disa muaj pas atij që solli në bashkëpunimi me bashkëshortin e saj dhe kantautorin, Alban Skenderaj.

Ndryshe, Miriami dhe Albani janë të martuar prej vitesh dhe bashkë kanë dy fëmijë.

RonaTyra

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu