Miq, kolegë e politikanë i japin lamtumirën e fundit Nishanit

0
Miq, kolegë e politikanë i japin lamtumirën e fundit Nishanit
Gjigandi

Ish presidentit Bujar Nishani po i jepet lamtumira e fundit nga miq, kolegë, bashkëpunëtorë dhe politikanë. Homazhet në nder të tij po zhvillohen në Presidencë me ceremoni zyrtare, ndërsa sot është shpallur ditë zie kombëtare ku flamuri shqiptar është në gjysmështizë për të nderuar figurën dhe kontributin e tij për vendin.

I pari që zhvilloi homazhe ishte presidenti Ilir Meta, i shoqëruar nga vajza e tij Bora Meta duke vendosur dhe kurorën me lule pranë arkëmortit. Meta ka lënë edhe një shënim në bllokun e kujtimeve për  Nishanin, ndërsa në krahë mbante shiritin e zi.Të shumtë ishin edhe familjarët dhe miqtë e tij të cilët kryen homazhet në nderim të Nishanit.

Në homazhe nuk munguan as disa nga deputetët e PD dhe anëtar të Partisë Demokratike si Edith Harxhi, Ervin Salianji, Agron Gjekmarkaj, Grida Duma, Ervin Kulluri. Edhe Mesila Doda e PDIU-së iu bashkua homazheve.

Ceremonia zyrtare e homazheve do të mbahet deri në orën 12:00 dhe më pas arkëmorti me trupin e ish-presidentit, i shoqëruar nga kortezhi mortor do të përcillet drejt varrezave të Sharrës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu