Ministrja Kushi pret Raportuesen e PE për Shqipërinë, diskutojnë për ecurinë e reformave në arsim.

0
Ministrja Kushi pret Raportuesen e PE për Shqipërinë, diskutojnë për ecurinë e reformave në arsim.
Gjigandi

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi priti në një takim në ambientet e Ministrisë së Arsimit Raportuesen e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Isabel Santos dhe eurodeputetin Andreas Schieder.

“Gjatë takimit me Raportuesen e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, znj. Isabel Santos dhe eurodeputetin z. Andreas Schieder diskutuam rreth ecurisë së reformave të ndërmarra nga ana e MAS në fushën e arsimit dhe sportit në përputhje me rekomandimet e vendosura nga Komisioni Evropian.

Gjithashtu, folëm rreth sfidave të shumta që ka sigurimi i arsimit cilësor dhe ndërkombëtarizimi i universiteteve.

Për të cilat më siguroi që do të kemi mbështetjen e pakursyer të Parlamentit Evropian,”- informon ministrja Kushi nëpërmjet një statusi në rrjete sociale.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu