Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me ambasadoren e SHBA në OKB, Linda Thomas-Greenfield.
Në një status në rrjetet sociale, Xhaçka shkruan se Shqipëria dhe SHBA kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë në vijën e parë të dënimit të agresionit rus në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
“Kënaqësi të takoja sot Ambasadoren e SHBA-ve në OKB, Linda Thomas-Greenfield.
Shqipëria dhe SHBA kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë në vijën e parë të dënimit të agresionit rus në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe kudo në mbrojtje të vlerave, parimeve, normave dhe rregullave ndërkombëtare dhe do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar llogaridhënien”,
shkruan Xhaçka.