Futbolli i Kosovës po vazhdon të jetë i pezulluar edhe pas 2 muajsh, si shkak i pandemisë së koronavirusit.
Fati i këtij edicioni ende ka mbetur një enigmë, dhe një anulim i tërsishëm është opsion qëpo diskutohet mjaft shumë.
Kurse, gjatë ditës së sotme skuadra e sapo formuar FC Hajvalia 2020 është pritur nga Ministrja për Kultur, Rini e Sport, Vlora Dumoshi.
Më poshtë njoftimi i lëshuar nga FC Hajvalia 2020 në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook.
Drejtuesit e “F.C Hajvalia 2020” priten nga ministrja Vlora Dumoshi
Disa nga themeluesit e klubit “F.C Hajvalia 2020” janë pritur sot në një takim nga Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi.
Nënkryetari Bekim Gashi, drejtori sportiv Ali Ajeti dhe sekretari i klubit Burim Vrajolli, i kanë prezantuar ministres Dumoshi vizionin dhe organizimin e klubit “F.C Hajvalia 2020”.
Ministrja Vlora Dumoshi u shpreh e kënaqur me seriozitetin e klubit “F.C Hajvalia 2020” dhe u premtoi të gjithë mbështetjen e nevojshme që Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport mund të ofroj.
Të dy palët u pajtuan që takimet si këto të jenë sistematike në mënyrë që progresi i klubit “F.C Hajvalia 2020” të mos hasë në asnjë vështirësi gjatë rrugëtimit të saj.
“F.C Hajvalia 2020” falënderon ministren Dumoshi për mbështetjen e saj të pakusht në realizimin e këtij projekti madhor jo vetëm për klubin por për të gjithë fshatin e Hajvalisë.