Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka reaguar pas deklaratave të Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergeri Lavrorv, se Shqipëria po dërgon mercenarë në Ukrainë.
Në reagimin e saj MEPJ-a ka hedhur poshtë deklarata e ministrit rus.
Ata kanë njoftuar se në shenjë proteste kanë thirrur ambasadorin e federatës ruse, të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit.
“MEPJ hedh poshtë kategorikisht pretendimet e publikuara sot në agjencinë e lajmeve ruse TAS dhe dyshimet e ngritura nga Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov, për praninë e “mercenarëve shqiptarë” në Ukrainë. Në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit”,
shkruhet në reagim.
Më herët edhe nga presidenca e Kosovës kanë reaguar pas deklaratave të Lavrovit. Blerim Vela, ka shkruar se deklarata të tilla janë pjesë e fushatës së Rusisë me qëllim të justifikimit të agresionit ushtarak kundër Ukrainës.