Ministri Peci viziton bujkun i cili sivjet e punon tokën pas 30 vitesh

0
Ministri Peci viziton bujkun i cili sivjet e punon tokën pas 30 vitesh
Gjigandi

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar bujkun nga Koshtova e Vllahisë, Nexhat Brahimin, i cili ka vendosur që ta punojë tokën e papunuar pas 30 viteve.

Postimin e ka publikuar në profilin e tij në Facebook, teksa shton se toka në fjalë ndodhet në fund të rekës së Bistricës.

Postimi i tij i plotë:

Mirëmëngjes nga Koshtova e Vllahisë, aty ku në fund të rekës së Bistricës, Nexhat Brahimi ka vendosur që ta punojë tokën e mbetur djerrinë pas 30 viteve.

Rritja e përkrahjes këtë vit dhe thirrja për ta punuar çdo pëllëmbë të Kosovës, po jep frytet e veta. Nexhati nga Komuna e Leposaviqit kultivon 2 hektarë misër dhe 2 hektarë kungull.

RonaTyra

Bujqit e komunave veriore do ta kenë më të lehtë aplikimin këtë vit pasi që nuk do të kenë nevojë për fletë poseduese. Mirëpo nuk do mungojë kontrolla në teren për tu siguruar se mbështetja institucionale do të shkojë tek bujqit e vyer e meritorë.

Shteti Bujku

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu