Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, zbuloi vendimet që janë marrë në mbledhjen e qeverisë.
Në dikasterin që ai drejton, ishin marrë tre vendime. E para kishte të bënte për miratimin e nivelit të pagave në rrjetin e koordinatorëve të njësisë anti-korrupsion. E dyta me ndryshimet në rregulloren e burgjeve dhe e treta me vendosjen e një standardi të ri për përkthyesit.
“Vendimi i parë ka të bëjë me njësinë antikorrupsion.
Është miratuar niveli i pagave për rrjetin e koordinatorëve antikorrupsion. Kjo është një shprehje e vullnetit të qartë e qeverisë për të goditur korrupsionin.
Vendimi i 2, ka të bëjë me miratimin e rregullores së burgjeve.
Sot më në fund kemi në fuqi një rregullore të re për burgjet i cili është dokument i rëndësishëm që garanton funksionimin e burgjeve, në përputhje me dokumentet kombëtare e ndërkombëtare. Po ashtu në rregullore kanë gjetur vendin edhe rekomandimin e organizatave ndërkombëtare, si dhe avokati i popullit. Është një rregullore bashkëkohore që e afron Shqipërinë ne BE, edhe në trajtimin e paraburgosurve.
Vendimi i 3 ka të bëjë me procedurën për përkthyesit zyrtarë.
Është një standard i ri, sidomos kur ka të bëjë me takime zyrtare. I njëjti trajtim dhe mbrojte siç marrim për magjistratët”,
tha Manja.