Ministri i Sporteve: Optimizmi po venitet

0
Gjigandi

Franca vendosi dje që të mos lejojë zhvillimin e asnjë ndeshjeje futbolli deri në muajin gusht, duke sjellë kështu mbylljen e parakohshme të sezonit në Ligue 1, ndërsa në të njëjtën rrugë është edhe kampionati italian.

Qeveria nuk miratoi nisjen e stërvitjes më datën 4 maj, siç pritej fillimisht, ndërsa gjasat janë të pakta që ta bëjë këtë për datën 18 maj, që shihet edhe si afati i fundit për të rifilluar stërvitjen e më pas ndeshjet e mbetura.

Sinjalet i ka dhënë vetë ministri i Sporteve, Vincenzo Spadafora, i cili në një intervistë për televizionin italian La7, deklaroi se optimizmi po venitet dita-ditës dhe se ndoshta është momenti të mendohet për sezonin e ardhshëm.

“Unë jam pro fillimit të kampionatit, por kjo duhet bërë në kushte të një sigurie të plotë dhe jo në mënyrë të nxituar. Jam në kontakt të vazhdueshëm me Federatën dhe Komitetin Shkencor, që do të ketë fjalën e fundit në këtë çështje, por optimizmi nuk është më si në fillim”, tha Spadafora.

Ministri italian i Sporteve më pas deklaroi se protokolli i hartuar nga federata nuk u pranua nga Komiteti Shkencor, ndërsa duke iu referuar vendimit të Francës, pranoi se mund të ndiqet e njëjta linjë në të gjithë Europën.

RonaTyra

“Ne nuk kërkojmë risk zero, por duam që protokolli të ofrojë një farë sigurie, Për më tepër, ai protokoll nuk është i aplikueshëm edhe në klubet e Serisë b dhe Ligës Pro, që nuk kanë mundësi karantinimi. Pashë vendimin e Francës dhe mund që kjo zgjidhje të bëhet linjë në të gjithë Europën, megjithatë të presim. Gjithsesi ndoshta është koha të fillojmë të mendojmë për sezonin e ardhshëm”, tha ministri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu