Ministri Elbert Krasniqi priti në takim nënkryetarin e Parlamentit Evropian Rainer Wieland

0
8
Gjigandi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi priti në takim sot, nënkryetarin e Parlamentit Evropian, z. Rainer Wieland.

Pamje nga takimi

Ministri Krasniqi i shprehi mirëseardhje z. Wieland në Prishtinë dhe falënderoj për mikëpritjen e ngrohtë të cilën z. Wieland ia bëri gjatë vizitës së Z. Krasniqi në Strasburg.

Në takim me z. Wieland, Ministri Krasniqi ka ritheksuar angazhimin e Komunave të Kosovës në përmbushjen e reformave në kuadër të Agjendës së Reformave Evropiane (ERA II).

Gjithashtu, biseduan për mbështetjen e Kosovës në anëtarësimin e saj në iniciativa rajonale të BE-së si dhe iniciativa të reja që mundësojnë përafrimin e qyteteve dhe qytetarëve të Kosovës me ato të BE-së me qëllim të prosperitetit ekonomik në frymën e unitetit, tolerancës si dhe dialogut konstruktiv në mes të komuniteteve.​

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu