Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku e ka cilësuar historike për komunitetin e lojërave E-Sports kualifikimin e ekipit t; KOsov;s Bad News Eagles në turneun më të madh në botë.
“Historike për komunitetin E-Sports Ekipi ynë Bad News Eagles kualifikohet në turneun më të madh në botë të CS:GO, PGL Major Antwerp 2022
“, ka shkruar Çeku.
“Përgëzime Flatron, Sener, Dionis, Rigon, Genc, krenari pa fund”
, ka shtuar ministri.
Ekipi i Kosovës triumfoi 2:1 ndaj Sinners për ta siguruar biletën për në Belgjikë, në turneun më të madh në botë në E-Sports.
Edhe pse humbën 16:10 në raundin e parë, Bad News Eagles u rikthyen dhe i fituan dy raundet e radhës 16:6 dhe 16:14.