Këngëtarja e njohur shqiptare, Mimoza Shkodra, iu rikthye muzikës dhjetorin e vitit të kaluar pas një kohe të gjatë.
Ajo publikoi një bashkëpunim të ri me Genc Prelvukajn, të titulluar “Mona Lisa”, i cili u prit shumë mirë nga publiku.
Mimoza nuk ka qenë fort aktive viteve të fundit edhe në rrjetet sociale, duke qëndruar më e distancuar.
Megjithatë, së fundmi ajo ka publikuar disa fotografi të reja për fansat e saj, gjatë pushimeve në ishujt Maldive.
Foto: Mimoza Shkodra/Instagram
Këngëtarja Shkodra ka treguar se është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në destinacionin luksoz, larg aktiviteteve të saj të përditshme.
Në pozat me bikini, Mimoza nuk hezitoi të tregojë linjat e saj trupore, duke vazhduar të vërtetojë se mbetet në top formë.
Foto: Mimoza Shkodra/Instagram
Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve kanë qenë të shumta – shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për vijën e saj të trupit.
/abc24.al/
Foto: Mimoza Shkodra/Instagram
Foto: Mimoza Shkodra/Instagram