Nuk është mister që prioritet i Milanit në merkato janë talentet e reja e sidomos që nuk kushtojnë shumë.
Në këtë kuadër, mediat italiane raportojnë se klubi kuqezi është vendosur në gjurmët e Hordi Eskobarit, sulmuesi që aktivizohet në radhët e Valencias.
Përveçse te të rinjtë e Spanjës, 18-vjeçari është kapiten i ekipit të të rinjve valencianë dhe në Champions-in e grup-moshës përkatëse ka shënuar dy herë në tri paraqitje.
Kuqezinjtë e ndjekin prej fillimit të sezonit madje thuhet se kanë tentuar ta afrojnë që në merkaton e janarit, por kontrata deri në vitin 2023 e pengon largimin e tij nga Spanja pa vështirësi e aq më tepër me kosto të ulët.