Milani mendon për…

0
Gjigandi

Pas goditjes Kalulu, Milani është gati që të vërë shumë shpejt një tjetër futbollist nën kontratë. Bëhet fjalë për mesfushorin Xhef Henrik, i cili ka përfunduar kontratën e tij me formacionin anglez të Bërnlejt.

Lajmin në fjalë e raporton “Sky Sport UK”, i cili garanton se futbollisti irlandez ka refuzuar propozimin e Bërnlejt për të rinovuar kontratën dhe në ditët e ardhshme pritet që të zbarkojë në Milano.

Henrik është një profil që njihej mirë edhe nga Ralf Rangnik, por edhe nga Ivan Gazidhis, të cilët kanë dhënë OK-in dhe kanë bindur britanikun që t’i bashkohet “Djallit” për sezonin e ardhshëm, me parametër zero. Javën e ardhshme pritet për vizitat mjekësore.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu