Ilary Blasi s’po duron më thashethemet dhe akuzat që hidhen ndaj saj nga miku i Francesco Tottit, ndaj ka vendosur të padisë Alex Nuccetelli, i cili ka zbuluar detaje intime nga jeta e ish-çiftit.
Stafi ligjor i prezantueses italiane është shprehur se do ndërmerren veprime ligjore ndaj Nuccetelli për përhapje të lajmeve të pavërteta dhe shpifje.
“Ishte mjaft e dukshme që Ilary nuk ndjente më dashuri. Francesco Totti ishte shumë i zjarrtë dhe njëherë disa vite më parë bëri shaka duke thënë: “Kjo vjen nga Milano dhe më thotë kam dhimbje koke, ishin vetëm muajt e parë të lidhjes, nuk e di si ia dolën të ishin bashkë edhe për 20 vite të tjera”, tha miku i ish-legjendës së Romës gjatë një interviste në programin radiofonik Turchesando.
Ndërsa më pas shtoi: “Nuk po them që Francesco ishte shenjtor, por gjatë këtyre viteve ka pasur një marrëveshje të heshtur mes të dyve. Nëse ai kishte 10 histori, dhe ajo dy ose tre, por më të qëndrueshme, nuk ka asnjë ndryshim. Nëse ti kthehesh në shtëpi dhe bashkëshortja ka një djall në kokën e saj, prej vitesh, e konsideroj legjitime të mendosh të rindërtosh jetën tënde diku tjetër. Pastaj secili vazhdon jetën e vet.”
Gjatë fjalës, Nuccetelli shtoi se nga ana tjetër, lidhja e re e ish-kapitenit të Romës po ecën mirë me Noemi Bocchi: “Të dy janë shumë mirë. Ata janë të sintonizuar dhe shumë kohezivë”.
Në çdo rast, sipas tij, Pupone ishte përpjekur që të shpëtonte martesën e tij: «Për Franceskon është një fazë e ndërlikuar, nuk është një moment i bukur. Ndarja e tyre duket si një tragjedi. Ka përplasje. Avokatët do të duhet të bëjnë pjesën. Nëse do të ishte në dorën e Franceskos, kjo histori nuk do të kishte përfunduar. Mund të bësh edhe një arratisje, por zemra e tij do t’i kishte qëndruar gjithmonë besnike dhe tek familja e tij”.
Ishte pikërisht Alex Nuccetelli, i cili prezantoi ish-çiftin 20 vite më parë kur filloi historia e tyre e dashurisë.
Ishte vetë Nuccetelli që konfirmoi se kishte marrë një letër nga avokatët e Blasit dhe në Instagram shpjegoi veprimin e tij, duke thënë se: “Do të doja t’i kujtoja zonjës Ilary Blasi se takimi ynë, njohja jonë, fjalë për fjalë i ka ndryshuar jetën e saj në një mënyrë pozitive.”
“Ilary ishte fejuar, m’u deshën dy muaj për ta bindur”
Nuccetelli tregon për takimin e parë midis Tottit dhe Blasit të organizuar prej tij, kur në vitin 2002, Francesco e pa Ilarin në televizon. Ata ishin bashkë në shtëpi dhe reagimi i ish-futbollistit para televizorit ishte i krahasueshëm me një dashuri të vërtetë me shikim të parë: “Bam! u shokua: “Do martohem me të”. I telefonova, por ajo më tha:” Jam e fejuar, jam në Milano, jam shumë i lumtur, nuk më pëlqejnë lojtarët dhe gjithashtu jam nga Lacio”.
Pas dy muaj këmbëngulje ai arriti të bindë Ilary të njihte Francescon. Pjesa tjetër është histori: ajo u nda me të dashurin e saj, pranoi të shkonte në stadium për derbin e famshëm dhe ajo bluzë famëkeqe e shfaqur në golin e pestë 5 ishte deklarata para puthjes së parë të shkëmbyer.”