Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi i janë zbuluar 600 gram kokainë në banesë.
Pas denoncimeve të shumta nga banorët e një pallati të cilët ankoheshin për lëvizje të dyshimta në zonën e bodrumit, karabinierët organizuan një aksion blic, duke kapur 50-vjeçarin me origjinë shqiptare, brenda një prej bodrumeve.
Brenda, karabinierët gjetën 614 gramë kokainë, pjesa më e madhe e saj tashmë e ndarë në doza nga 5 gramë secila. Në xhep burri kishte një shumë të parave prej 500 eurosh. Kontrolli i mëtejshëm në shtëpinë e të dyshuarit ka bërë të mundur edhe gjetjen e 3500 eurove cash të tjera, të ndara në kartëmonedha 100, 200 dhe 500 euro.
Shuma totale e gjetur nga ushtarakët, edhe në dritën e papunësisë faktike të 50-vjeçarit, u cilësua si e ardhur nga trafiku i drogës dhe për rrjedhojë, iu nënshtrua sekuestrimit.