Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli deklaroi sot në protestën kundër rritjes së çmimeve se fermerët kanë për të qëndruar në sheshin e protestës.
Ai deklaroi se nuk e duan miellin e serbit por që gruri të rritet në Shqipëri.
“Zoti kryeministër jepini mundësinë Zahos të mësojë që buka, mishi, qumështi nuk vijnë nga supermarketi por prodhohen në fshat. Fermerët kanë për të qëndruar këtu. Nuk lëvizin më. Nuk kanë më interes të merren me bagëtitë dhe tokën e tyre.
Ata zgjodhën t’i shërbejnë tokës. Nuk zgjodhën të hapin një bar apo të bëhen hajdutë. Miellin e serbit haje vetë. Ne duam grurin në Shqipëri”,
tha Resuli.