Mezani: Fitore shumë e rëndësishme

0
Gjigandi

Është mbyllur ndeshja e parë e javës së 30-të në IPKO Superligën e Kosovës.

Gjilani ka mposhtur Drenicën në shtëpi 2:0 fal dy golave në pjesën e parë të shënuar nga sulmuesi Keita Razak.

Ekipi i drejtuar nga Gentian Mezani dominoi gjatë tërë takimit ku kishte edhe shumë raste të tjera shënimi.

Tekniku i gjilanasve e ka cilësuar si tejet të rëndësishme fitoren ndaj Drenicës, pasi që kampionati po shkon drejt fundit dhe gabimet nuk tolerohen.

“Një fitore shumë e rëndësishme në këtë pikë që jemi. Kemi patur shumë raste të humbura, por e rëndësishme ishte fitorja, pasi që luanim përballë një kundërshtari të veshtirë siç është Drenica me futboll të bukur dhe mbi të gjitha me nevojë të madhe për pikë”, deklaroi fillimisht Gentjan Mezani për Super Sport Kosova”.

RonaTyra

Ai ka folur edhe për mungesën e mbrojtësve të majtë të ‘kuqebardhëve’ për ndeshjen e radhës ndaj Dritës.

“Halili po luan mirë, ndërkohe Jackson është i lënduar, nese nuk rikthehet ai gjatë javës duhet të gjejmë alternativa për në krahun e majtë të mbrojtjes. Kemi një javë për të rikthyer si të dëmtuarit, ashtu edhe ta pergatisim ekipin për derbi”, përfundoi Mezani.

Është kjo fitorja e tretë në tri takimet e fundit për Gjilanin që tashmë ka vetëm tri pikë nga kreu i tabelës.

Kujtojmë që xhiron e ardhshme është derbi i Anamoravës, takim që do të jetë determinues në garën për titull kampion në Superligë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu